Prokurori kërkon 30 ditë paraburgim për Kelmendin

19:53 / 8.05.2013

Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të vendos nesër, nëse do të aprovojë kërkesën apo jo të Prokurorisë së EULEX-it për të paraburgosur Naser Kelmendin për tridhjetë ditët e ardhshme.

Këtë kërkesë, Prokurori i EULEX-it, që po udhëheq me rastin, e ka parashtruar në seancën e sotme.

Por, gjatë seancës ai ka hasur në kundërshtimin e palës mbrojtëse të Kelmendit.

Avokatët kanë paraqitur argumentet e tyre për lirimin e klientit të tyre, shkruan Express.

“Kemi paraqitur argumentet tona, jemi ankuar në kërkesën e Prokurorisë. Nesër presim të marrim vendimin e Gjykatës”, ka thënë Besnik Berisha një ndër mbrojtësit e Kelmendit para gazetarëve.

Gjykata themelore ka 24 orë afat ligjor për ta dhënë aktvendimin e saj pro ose kundër kërkesës për përcaktim të masës së paraburgimit. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.