Konfiskohen dy arinj të murrmë në Prizren

19:18 / 22.05.2013

Konfiskohen dy arinjtë e Murrmë nga Zooparku “Shqiponja” në Prizren. Me vendim të MMPH, 15 arinjë të Murrmë , sa ndodhen në territorin e Kosovës,do të vendosen në rezervatin e Graçanicës. Pronarët e Zooparkut të Prizrenit e kanë kundërshtuar marrjen e këtyre arinjve.

Ministria e Mijedisit dhe Planfikimit Hapsinor , ka konfiskuar sot dy arinjtë e murrmë, Arin dhe Rinën, nga zooparku “Shqiponja” në qytetin e Prizrenit. Pronarët e kopshtit zoologjik kanë kundërshtuar këtë operacion të ministrisë, duke e quajtur si të padrejtë.

Në këtë operacion asistoi edhe policia e Kosovës. Zyrtari i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Rifat Morina, tha se këto kafshë janë specie që ministria i mbron me ligj, ndërsa vendi ku ata do të jetojnë në të ardhmen do të jetë më i përshtatshëm për ta.

Dy arinjve të murrmë, ju injektua anestezion, nga ekspertët dhe pasi ata ranë në gjumë , vazhdoi transporti i tyre për në destinacionin e caktuar. Me vendimin e ministrisë, llojet e gjitarëve që janë të rrezikuara shpallen rreptësisht të mbrojtura.

Ata janë , Ariu i murrmë, Rrëqebulli, Dhia e Egër, Kaprolli, Macja e Egër, Dreri, Ketri, Kunadja e Artë, Kunadhja e bardhë, dhe Gjeri i Lajthive. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.