Shkoi të vjedh, 28-vjeçari tenton të përdhunojë vejushën

10:34 / 22.06.2013

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 28-vjeçarin Drilon Përduka, nga fshati Tresh, pasi mesnatën e së enjtes ka hyrë në banesën e një 40-vjeçare, së cilës i kishte vdekur burri 5 vjet më parë.

Pasi ka vjedhur me dhunë disa sende, ka tentuar ta përdhunojë vejushën. Mësohet se 28-vjeçari kishte vjedhur disa bizhuteri floriri dhe dy celularë.

Sipas policisë, Përduka ka hyrë në banesën e gruas së ve nga një prej dritareve, dhe ka tentuar të zhveshë 40-vjeçaren.

E veja ka kundërshtuar 28-vjeçarin dhe ka nisur të përleshet me të duke ulëritur e kërkuar ndihmë tek vëllezërit e bashkëshortit, të cilët, me të dëgjuar kërkesën për ndihmë, i janë gjendur pranë kunatës, duke ndaluar edhe maniakun ta përdhunonte.

Ka qenë një nga vëllezërit e bashkëshortit të ndjerë të 40-vjeçares që, pasi kanë bllokuar 28-vjeçarin, ka lajmëruar edhe blutë e Lezhës, të cilët kanë arrestuar në flagrancë të riun maniak. Ndërsa në dhomën e gjumit kanë qenë edhe dy fëmijët e mitur të 40-vjeçares, të cilët kanë parë edhe dhunën e ushtruar ndaj nënës së tyre, por në pamundësi për të ndërhyrë, ata kanë bërtitur për ndihmë, raporton BW.

Gjatë marrjes në pyetje nga ana e bluve të Lezhës, gruaja ka treguar se 28-vjeçari e kishte ngacmuar vazhdimisht, por ajo kishte refuzuar kontaktin me të. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.