Milano, shqiptari hedh gruan nga kati i nëntë

23:01 / 1.07.2013

Një vrasje në familje ka tronditur gjatë natës lokalitetin Kolonjo Monceze në rrethinat e Milanos. Shtetasja shqiptare Silvana H. është gjetur pa jetë pasi ka rënë nga kati i nëntë i pallatit ku banonte

Fillimisht forcat e rendit kanë hedhur hipotezën e vetëvrasjes, por nga një kontroll më i imët dhe pas marrjes në pyetje të bashkëshortit të viktimës është zbuluar se bëhej fjalë për vrasje.

Zef Lleshi, 30 vjeç akuzohet për vrasjen e të shoqes. Në apartamentin e çiftit janë gjetur orendi të thyera dhe shenja të tjera të një zënke të fortë, transmeton TCH.

Shtetasi shqiptar fillimisht ka treguar se gërvishtjet që kishte në krahë i ishin shkaktuar gjatë përpjekjes për të mbajtur gruan që të mos hidhej.

Ai nuk ka arritur të sqarojë saktësisht se si kishte rrjedhur ngjarja dhe ka bërë tregime kontradiktore. Vetëm pas marrjes në pyetje prej disa orësh ai ka pranuar vrasjen, me sa duket për arsye xhelozie.

Në Itali është rënduar së tepërmi plaga e vrasjeve të grave nga partnerët. Shifrat janë alarmante: nga fillimi i vitit janë vrarë 40 gra, ndërsa vitin e kaluar numri i tyre ishte 124, praktikisht një grua e vrarë çdo tre ditë. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.