Tre të arrestuar në Gjakovë për vjedhje të rëndë

15:16 / 18.07.2013

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të persona, të dyshuar për vjedhje të rëndë në Gjakovë. Të dyshuarit kanë pranuar se kanë kryer më dhjetëra vepra penale të vjedhjeve të rënda.

Të arrestuarit janë: B.Hoti, 22 vjeçar; B. Qela, 23 vjeçar dhe J.Hamza 24 vjeçar, që të tre nga Gjakova.

“Tre të dyshuarit e arrestuar gjatë intervistimit nga ana e hetuesve, kanë pranuar se në bashkëveprim me njëri tjetrin dhe me dy të dyshuar të tjerë tani të njohur për policinë, të cilët për momentin gjinden në arrati dhe janë në kërkim, kanë kryer më dhjetëra vepra penale të vjedhjeve të rënda, të objekteve postare, dyqaneve ushqimore, kafiterive të ndryshme dhe objekteve tjera, raste të kryera ditëve të fundit, me ç’rast kanë futur edhe ndjenjën e pa sigurisë tek shumë qytetar të Komunës së Gjakovës”, thuhet në komunikatë.

Për shumë për këto raste janë siguruar edhe prova të mjaftueshme materiale, me ç’rast janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i gjësendeve të vjedhura.

Në konsultim me Prokurorin e shtetit të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orëve.

Rastet në fjalë janë duke u përgatitur për procedim të mëtejmë në Prokurorinë e shtetit. /Telegrafi/

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.