Facebook do të bëhet më i madh se Kina!

17:04 / 7.02.2013
Facebook nuk është lejuar të depërtojë në Kinë, por pas disa vitesh, rrjeti social mund të bëhet edhe më i madh se vetë shteti më i madh në botë.

Një postim i ri në blogun e Pingdom sugjeron se deri më 2016, Facebook mund të ketë më shumë “banorë” se sa Kina, për tu bërë më i populluar se çdo vend në botë.

Tri vite më parë, numri i anëtarëve në Facebook e pati kaluar numrin e banorëve të SHBA-së,  si vendi i tretë më i madh në botë (natyrisht nëse rrjeti social do të ishte vendbanimi i këtyre njerëzve). Tani, pasi ka kaluar shifrën prej 1 miliardë anëtarëve, Facebook është shumë afër Indisë e cila ka rreth 1.2 miliardë njerëz.

Pingdom mendon se deri në 2016, Facebook mund të rritet mjaftueshëm sa për tu bërë më i madh se vendi më i populluar në botë - Kina, e cila ka më shumë se 1.3 miliardë banorë.

Pingdom thotë se bota ka mbi 2.4 miliardë përdorues të internetit në mbarë botën. Në fund të vitit 2013, 41.6 për qind e përdoruesve të internetit në botë ishin edhe në Facebook. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.