37 për qind e përdoruesve zëvendësojnë kompjuterët për telefona dhe tabletë

19:49 / 7.02.2013

Përmbajtja që dikur kërkohej kryesisht nga kompjuterët personal, sot është zëvendësuar dhe po bëhet nga pajisjet mobile që përfshijnë tabletët dhe telefonat e mençur.

Sipas Connected Intelligence Application dhe NPD, 37 për qind e konsumatorëve të cilët dikur përdornin kompjuterët personal për të shfletuar internetin, tani qasjen e tyre e kanë kaluar në tabletë dhe telefonat e mençur.

Aktivitetet kryesore të cilin përdoruesit e kanë kaluar në pajisje mobile është shfletimi i internetit dhe qasja në Facebook.

Në mesin e pronarëve të tabletëve, 27 për qind prej tyre thonë se tani kompjuterët personal i përdorin shumë më rrallë dhe më shumë se 20 për qind prej tyre thonë se shumë më pak qasen në Facebook nga kompjuterët e tyre personal.  

Ngjashëm veprojnë edhe pronarët e telefonave të mençur mobil, pasi që 27 për qind prej tyre janë deklaruar se telefoni i tyre ju shërben më shpesh për tu qasur në internet dhe për të hyrë në Facebook. / Telegrafi / 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.