Yahoo prezanton dizajnin e ri të faqes

17:12 / 20.02.2013

Sot gjatë ditës, Yahoo ka lansuar formatin e ri të uebfaqes së saj, e cila është krijuar për tu mundësuar përdoruesve të kenë një faqe më personale dhe intuitive, në qendër të së cilës shfaqen lajmet dhe të rejat e fundit në faqe.

Yahoo ka thënë se e ka pastruar faqen nga disa teprica të panevojshme, dhe se në dizajnin e ri e ka integruar një sistem të ri të qasje në faqe, i cili u mundëson përdoruesve të qasen me llogarinë e tyre të Facebook.

Drejtoresha e Yahoo-së, Marissa Mayer ka dhënë më shumë detaje për faqen e re të Yahoo, duke thënë se “ne po prezantojmë një mënyrë të re për t’i mirëpritur vizitorët në faqen e Yahoo”.

Të nderuar lexues, na tregoni se si po ju duket faqja e re e njërës prej faqeve më të mëdha në botë?
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.