Hakerët sulmojnë Gjykatën amerikane, qasen në 160.000 sigurime sociale

22:30 / 11.05.2013

Hakerët mund të kenë rrëmbyer më shumë se 160.000 numra të sigurimeve sociale dhe deri në një milion numra të patent shoferëve nga Zyra Administrative e Gjykatës Shtetërore të Uashingtonit, është thënë sipas njoftimit zyrtar të dhënë në faqen e Gjykatës.

Për të hyrë në këto të dhëna, hakerat përgjegjës mendohet se kanë përdorur një defekt në softuerin e Adobe, ColdFusion, ndërsa gjykata deri më tani ka konfirmuar se 94 numra të sigurimeve sociale gjithsesi janë marrë, njofton revista Forbes.

Megjithëse gjykata thotë se edhe më herët e zbuluar thyerjen në databazë dhe më pas e ka përmirësuar gabimin në softuerin e Adobe, ajo beson se shkelja ka ndodhur diku mes të vjeshtës së kaluar dhe shkurtit të këtij viti.

Sipas ekspertëve të sigurisë, Adobe AdColdFusion është veçanërisht i prirur për tu eksploatuar nga hakerët; dhe këtë javë Adobe ka lëshuar përditësimin e saj të katërt të sigurisë për vitin 2013, pas defekteve serioze në softuer. / Telegrafi
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.