iPhone 5S prezantohet në qershor?

16:50 / 11.12.2012

Sipas një raporti të ri të publikuar në ComputerWorld, thuhet se Apple është duke bërë gati planet e saj për modelin e ri të iPhone 5S, në të cilin çipi do të jetë i prodhuar nga një partner i ri i kompanisë, ndërsa në këtë model do të shtohen edhe shumë karakteristika tjera të avancuara.

Spekulimet e fundit thonë se Apple është duke bërë plan që të lansojë modelin e ri të telefonit të saj të famshëm, iPhone 5S në qershor të vitit të ardhshëm, edhe pse në të kaluarën, kompania ka bërë lansimet e saj në tremujorin e fundit të vitit përkatës.

Peter Misek, analist në Jefferies, pohon se sipas burimeve të tij, iPhone 5S do të prezantohet në qershor të 2013.

Sipas tij, iPhone 5S do të duket ngjashëm sikurse iPhone 5, por që i njëjti do të vijë me tipare të reja, të cilat përfshijnë ndërfaqen dhe kamerën HD, bateri më të fuqishme, mbështetje për NFC, IGZO Retina+ display, dhe 128GB memorie të brendshme. / Telegrafi /

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.