BlueStacks me aplikacionet e Android vjen edhe për Mac

11:57 / 5.01.2013
Lëshuesi i aplikacioneve BlueStacks Android App Player i cili mundëson përdorimin e aplikacioneve të sistemit operativ Android edhe në platformat tjera, si për shembull në Windows, sot ka njoftuar se ka lëshuar versionin beta të softuerit të saj edhe për kompjuterët Mac të kompanisë Apple.

Arritja e BlueStacks Android App Player edhe për Mac do tu mundësojë përdoruesve të qasen dhe t’i përdorin ndonjërin prej 750.000 aplikacionet e platformës Android në kompjuterët e Apple të cilët bazohen në sistemin operativ OS – X. 

Versioni beta i App Player për Mac lejon përdorimin e secilit aplikacion të Android përmes teknologjisë dhe patentës së saj të njohur si Layercake. 

Lansimi i BlueStacks App Player ishte bërë fillimisht gjatë muajit mars 2012, dhe vetëm 10 ditë pas paraqitjes në treg ka arritur në dhjetëra miliona shkarkime nga përdoruesit. / Telegrafi / 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
18:26 / 18.05.2013
Foto: GSH/Bluetooth

Festa e çmendur e Arjan Çanit (Foto)

Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arjan Çani, ka festuar ditëlindjen e tij të 45-të në një lokal nate në Tiran...
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
17:42 / 18.05.2013

Marrëveshja për Trepçën është e paligjshme

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nëpërmjet një komunikate për media, ka bërë të ditur se është vënë në dijen...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.