Nokia shet 4.4 milionë modele të telefonave Lumia

16:02 / 10.01.2013
Me sa duket gjërat janë duke ecur mirë për kompaninë më të njohur finlandeze, prodhuesin e telefonave mobil Nokia. Kjo, pasi që Nokia ka zbuluar shifrat e shitjeve për telefonat e saj të mençur të cilët bazohen në Windows Phone.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, Nokia ka arritur që në tre muajt e fundit të vitit 2012 të shesë 4.4 milionë njësi të telefonave Nokia Lumia Windows Phone, nga totali i gjithmbarshëm prej 15.9 milionë telefona të mençur.

Sasia e mbetur e këtyre telefonave përfshin edhe modelet që bazohen në sistemin oeprativ Symbian (2.3 milionë) dhe Asha (9.3 milionë).

Për dallim nga tremujorët e tjerë të vitit kur Nokia kishte gjeneruar humbje në biznes, në këtë fundit është kthjellur, duke marrë parasysh se profiti i saj ka qenë i përafërt me 2 për qind. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.