Edhe Hyundai me tablet!

15:54 / 27.01.2013

Edhe prodhuesi i njohur i automobilave, Hyundai ka prezantuar tabletin Т7, të cilin e ka bazuar në sistemin operativ Android duke e pajisur me ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 7 inç dhe rezolucion 1280 x 800 piksel.

Tableti përdor procesorin katër-bërthamësh Samsung Exynos 4412 me 1,4 GHz dhe 1 GB RAM.

Memoria e brendshme për ruajtjen e të dhënave ka kapacitet prej 8GB, me mundësi zgjerimi edhe me mikro SD kartelë, kamerën me 2MP si dhe baterinë me 330mAh.

Hyundai T7 vjen me versionin e ri të sistemit operativ Android 4.0.4 ICS, ndërsa çmimi i pajisjes nuk pritet të jetë më i lartë se 200 dollarë.

Më shumë detaje rreth këtij tableti të ri do të zbulohen në Kongresin Botëror Mobil, ngjarja më e madhe e teknologjisë e cila mbahet muajin e ardhshëm. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.