MWC: ZTE prezanton super-modelin Grand Memo

17:13 / 25.02.2013
Pas rrjedhjes së disa fotografive të modelit më të ri të telefonit të prodhuesit kinez, ZTE tashmë edhe zyrtarisht e ka prezantuar modelin ZTE Grand Memo, i cili për herë të parë është paraqitur në Kongresin Botëror Mobil (MWC), ngjarjen më të madhe të teknologjisë e cila po mbahet në Barcelonë.

ZTE Grand Memo posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 5.7-inç në ndërfaqen  720p HD TFT dhe procesorin 1.7GHz Qualcomm Snapdragon S4 Pro quad-core,  i cili mbështetet nga 1GB RAM.

Karakteristikat tjera të ZTE Grand Memo përfshijnë edhe kamerën me 13 13 megapiksel dhe 16GB memorie të brendshme, për ruajtjen e aplikacioneve dhe fotografive me rezolucion të madh.

ZTE Grand Memo vjen me versionin e ri të Google Android 4.1.s Jelly Bean, ndërsa ndërfaqja e telefonit është e personalizuar falë prodhuesit kinez ZTE.

Grand Memo fillimisht do të fillojë të shitet në Kinë gjatë muajit të ardhshëm, dhe më pas do të vijë edhe në Evropë gjatë vitit. Kompania nuk ka dhënë asnjë detaj për çmimin e pajisjes. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
22:04 / 17.05.2013
Genta Ismajli

Edhe Genta Ismajli për PD-në

Genta Ismajli është edhe një këngëtare tjetër nga Kosova e cila argëton të pranishmit në tubimet parazgjedhore të Par...
Teknologji
16:47 / 17.05.2013
Samung: 10 milion pajisje Galaxy S4 do të shiten deri në fund të javës

Samung: 10 milion pajisje Galaxy S4 do të shiten deri në fund të javës

Me zgjerimin e rrjetit të shpërndarjeve nëpër botë të Galaxy S4 si dhe me lajmërimin e lansimit të versionit të zhbll...
Ekonomi
16:34 / 17.05.2013
Foto: Arkiv

Mbi 3600 projekte presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë

Një numër i madh i fermerëve, po presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë. Janë rreth 3627 projekte të ndryshme t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.