ZTE Open modeli i parë në Firefox OS

18:21 / 25.02.2013

Në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë, prodhuesi i njohur kinez ZTE ka prezantuar modelin e ri të telefonit të mençur mobil i cili bazohet në sistemin e ri operativ Firefox, dhe procesorin Cortex A5 Qualcomm me 600Mhz dhe 800Mhz.

Modeli i ri i telefonit të ZTE, Open posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.5 inç, rezolucion prej 480 x 320 pikselëVe, si dhe 256MB RAM e 512MB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet përmes kartelës mikro SD.

Karakteristikat tjera të ZTE Open përfshijnë edhe kamerën me 3.2 mega-piksel, ndërsa prodhuesi ZTE thotë se këtë model e ka dizajnuar për tregjet në zhvillim, ndërsa operatorët mobil do të mund t’i personalizojnë aplikacionet e tyre mobile sipas preferencave të tyre. / Telegrafi / 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.