iPhone mund të quhej Telepod, Tripod, ose iPad!

14:30 / 5.03.2013
Në një ngjarje në University of Arizona, ish shefi i reklamimit në Apple, Ken Segall, ka zbuluar disa të dhëna interesante lidhur me emrat e mundshëm të iPhone-it të sotëm, të cilat Apple i kishte si opsione për ta quajtur telefonin tashmë më të famshmë në botë.

Para se të vendoste që telefoni i saj i mençur të quhej iPhone, Apple kishte konsideruar edhe disa emra të tjerë, të cilët sot mund të tingëllojnë si shumë të çuditshëm dhe jo-adekuat për pajisjen mobile.

Disa nga emrat potencial që Apple i kishte në mendje për iPhone ishin: Tripod, Telepod, Mobi dhe iPad, raporton 9to5Mac.

Segall ka thënë se pas secilit opsion kishte një arsye. Për shembull, propozimi për emrin Tripod vjen nga kombinimi i tri funksioneve të iPhone si (iPhone, iPod dhe internet), ndërsa emri Telepod është kombinim mes fjalëve telefon dhe iPod. Mobi vinte si ide për të shkurtuar fjalën mobil, ndërsa iPad ishte propozim, para se Apple të debutonte me tabletin e saj të parë, i cili nuk ishte prezent në kohën e iPhone.

Si do të ju dukej që sot, telefoni i juaj nga Apple të quhej Telepod, ose Tripod?
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.