Google X Phone – super-model me kamerë prej 16MP

19:19 / 11.03.2013
Siç është thënë disa herë deri më tani, Google është duke përgatitur modelin e ri të telefonit të mençur, X Phone, i cili do të prodhohet nga njësia e blerë e kompanisë, Motorola Mobility.

Modeli i ri i telefonit, X Phone thuhet se do të debutojë gjatë muajit maj të këtij viti, ndërsa disa prej karakteristikave më të përfolura janë kamera super e avancuar, ndërfaqe fleksibile, si dhe specifika revolucionare të softuerit të Google.

Sipas një raporti të publikuar nga Android World, telefoni i ri i Google do të posedojë ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.7 inç në Full HD, procesorin quad core Tegra 4i si dhe kamerën e pasme me 16 mega-piksel.

Ndër të tjera thuhet se X Phone do të vijë edhe me versionin më të ri të sistemit operativ Key Lime Pie, kamerën e përparme me 5 mega-piksel, si dhe teknologjinë e përcjelljes së ekranit me anë të syve. / Telegrafi /

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.