A është Skype operator i telefonisë mobile?

10:27 / 17.03.2013
Rregullatori francez i komunikimeve i ka kërkuar prokurorëve të shtetit të hetojnë njësinë e re të kompanisë Microsoft, shërbimin e thirrjeve telefonike Skype, për të vlerësuar nëse i njëjti duhet regjistruar si operator i telefonisë, sipas ligjeve vendore.

Në debatin e kohëve të fundit në Francë, shtrohet pyetja se çka përbën një operator i telekomunikacionit dhe si të identifikohet një ndërmarrje e tillë në kohën digjitale.

Rregullatori francez i komunikimeve, i njohur me akronimin Arcep, tha se në disa raste kishte kërkuar nga Skype "ta deklarojë veten si operator i komunikimeve elektronike", por tha se kompania amerikane nuk kishte ndërmarrë asgjë në këtë drejtim.

Një kompani e telekomunikimeve ka përgjegjësi të caktuara, ka thënë rregullatori francez. Ajo duhet të mundësojë ri-drejtimin e thirrjeve në raste urgjente, si dhe të mundësojë përgjimin ligjor.

Arcep vuri në dukje se njerëzit mund të bëjnë thirrje nga një kompjuter ose telefon, përmes Skype, dhe kjo domethënë se ofruesi mundëson realizimin e thirrjeve në publik. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.