Telefoni mobil sot mbush 40 vjet

14:44 / 3.04.2013

Më 3 prill të vitit 1973, inxhinieri i Motorola’së, Marty Cooper e pati bërë thirrjen e parë nga telefoni mobil. Thirrjen e tij të parë Cooper e ka bërë nga qendra e Manhattan, New York.

Thirrja është realizuar në Motorola DynaTAC 8000x, pajisje e cila ka peshuar 1.13 kilogram, për dallim nga telefonat e sotëm, shumica prej të cilëve peshojnë vetëm disa gramë.

Vitin e kaluar, Chris Ziegler i The Verge e ka intervistuar Marty Cooper, me të cilin ka diskutuar për historinë e telefonit mobil, çështjet e tregut aktual dhe të ardhmen e telefonave dhe brezit frekuencor. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.