Nokia bëhet gati të debutojë me fablet?

10:50 / 18.04.2013

Microsoft ka njoftuar se këtë vit, Windows Phone 8 do të ofrojë mbështetje edhe për rezolucionin Full HD (1.920x1.080), dhe prodhuesi i famshëm finlandez, kompania Nokia do të do jetë e para e cila do ta ofrojë këtë mundësi.

Sipas Financial Times, Nokia është duke përgatitur një fablet – kombinimin mes tabletit dhe telefonit të mençur - i cili do të konkurrojë me Samsung Galaxy Note.

Madhësia e ekranit të fabletit të ri të Nokia’s gjithsesi se do të jetë më e madhe se 5 inç, dhe pajisja do të jetë pjesë e linjës Lumia.

Përveç fabletit të ri, Nokia do të përgatis edhe një model të ri të telefonit të mençur të cilin e ka koduar me emrin EOS. Ky model i telefonit thuhet se do ta ketë kamerën me 41 mega-piksel, të ngjashme me atë të PureView.

Përveç fabletit të saj të parë, Financial Times thotë se Nokia do ta lansojë edhe pasardhësin e Lumia 920, modelin e njohur si Catwalk. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.