WSJ: Shitjet e iPhone do të bien në nivel qesharak

16:42 / 22.04.2013

Nëse shitjet e iPhone për tremujorin pranveror bien sa parashikohet nga analistët e tregut të Wall Street Journal, atëherë kjo rënie do të jetë edhe më katastrofale se sa rënia më e madhe në historinë e industrisë mobile, e cila përfshin modelet si Motorola RAZR në vitin 2007, apo kolapsin e Nokia’s në 2012.

Apple nuk kishte konsensus me analistët e tregut as kur ajo kishte shitur 47.8 milionë njësi të iPhone gjatë Krishtlindjeve të kaluara, ndërsa pritjet ishin që shitjet të arrinin në 52 milionë njësi. Ky dëshpërim i shitjeve, i kombinuar edhe me ankesat e furnitorëve të Apple, të cilët thonë se kompania ka bërë porosi për prodhimin e më pak iPhone-ëve, ka bërë që shitjet e muajit mars të jenë të ulëta.

Ndërsa çmimi për aksion i Apple vazhdon të bie, brokerët e berzave të ndryshme presin që shitjet e Apple për një tremujor të jenë shumë më të ulëra, përkatësisht rreth 26 milionë, dhe nëse këto parashikime dalin të jenë të sakta, atëherë shitjet e Apple do të regjistrojnë rënie të jashtëzakonshme.

Më saktë, shifra prej 26 milionë iPhone-ëve të shitur, do të nënkuptonte një rënie që arrin në 45 për qind, mes tremujorëve të dhjetorit, e deri në qershor. Wall Street Journal tani parashikon 0 për qind rritje të shitjeve të Apple, dhe rënie të nivelit global që arrijnë në 30 për qind. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.