Samsung Galaxy S4 është telefoni më i mirë Android

12:41 / 24.04.2013

Samsung Galaxy S III është njëri ndër telefonat më të suksesshëm Android në treg, për të gjitha kohërat, mirëpo a mund të pritet që Galaxy S4 të jetë një pasardhës edhe më i denjë se kaq? Shumica e vlerësimeve të tregut thonë se diçka e tillë është shumë e pritshme, dhe se ka gjasa të mëdha se do të ndodhë.

Kjo, sepse Galaxy S4 është ndërtuar në një platformë e cila i ka mundësuar kompanisë Samsung të shesë më shumë se 100 milionë Galaxy SIII, dhe se i njëjti është i pajisur me shumë karakteristika të avancuara, të cilët e bëjnë atë shumë konkurrues me pajisjet tjera rivale si HTC One apo Google Nexus 4.

Sipas analistëve, vlerësimi i Galaxy S4 nuk është punë e lehtë, sepse i njëjti ka shumë specifika të avancuara në harduer dhe softuer, dhe se ka shumëçka të thuhet për një model si ky.

Në vlerësimet e Geekbench 2, Samsung Galaxy S4 merr shumë pika vlerësimi, prandaj mund të thuhet se Galaxy S4 është modeli më i mirë i telefonit Android që është prodhuar deri më sot. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.