Samsung konfirmon S4 Zoom dhe Note III

18:53 / 3.06.2013

Samsung është e njohur si kompani e cila lëshon informata jo-zyrtare në publik për pajisjet e saj të reja, dhe sot aksidentalisht kompania e ka konfirmuar modelin e ri të telefonit të saj, Galaxy S4 Zoom.

Sipas blogut të teknologjisë, TechTastic thuhet se Samsung Kazakhstan sot rastësisht i ka përmendur modelet e reja të pajisjeve të saj, Galaxy S4 Zoom dhe Galaxy Note III, gjatë prezantimit të disa shërbimeve të saj për VIP.

Galaxy S4 Zoom do të jetë njëri ndër modelet e avancuara të Galaxy S4, variante të cilat Samsung do t’i lëshojë gjatë vitit, dhe sipas njoftimeve, i njëjti do të ketë kamerën e pasme me 16 mega-piksel me 10x zoom optik, dhe stabilizim të fotografisë.

Gjtihashtu thuhet se Galaxy S4 Zoom do të ketë ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4.3 inç në qHD, dhe Android 4.2 Jelly Bean.

Galaxy S4 Zoom pritet të lansohet në konferencën për media të Samsung, e cila organizohet më 20 qershor. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.