Kometa që po afrohet, mund ta ndriçojë Tokën!?

23:55 / 30.12.2012
Një kometë e flakëruar drejt Tokës mund të shkëlqej edhe më shumë se Hëna e plotë kur ajo të kalojë nga planeti jonë në fund të vitit të ardhshëm - në qoftë se mund ta mbijetojë takimin e saj të afërt me diellin, raporton Reuters.

Objekti i zbuluar kohët e fundit, i njohur si kometa ISON, do të fluturojë rreth 1.9 milionë kilometra nga qendra e diellit më 28 nëntor 2013, vlerëson astronomi Donald Yeomans, kreu i Programit Near Earth Object në NASA. 

Ndërsa kometa afrohet, ngrohja nga dielli do të avullojë akujt në trupin e saj, duke krijuar atë që mund të jetë një bisht spektakolar i cili do të duket në qiellin e Tokës në mbrëmje edhe pa teleskopë apo edhe dylbi, duke filluar nga tetori 2013 deri në janar të 2014.

Nëse kometa mbijeton atëherë fenomeni ndriçues do të krijohet. Por, nëse ISON thyhet nga rrezatimi i fuqishëm i diellit, atëherë bishti i krijuar nga copëzat e akullit do të dështojë të shihet nga Toka. / Telegrafi / 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
14:42 / 19.06.2013
Rihanna, Foto: Arkiv

Rihanna thyen rekordin në Youtube

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka arritur ta tejkalojë artistin e ri, Justin Bieber, për nga shikueshmëria e vide...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
12:58 / 19.06.2013

Ministria e Infrastrukturës favorizon kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), akuzon Ministrinë e Infrastrukturës (MI), se përmes kritereve të caktuara të tender...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.