Aplikacionet mobile me rezultate jo të sakta ndaj sëmundjeve

14:56 / 18.01.2013
“Aplikacionet mobile qe ndjekin pjesët e lënduara të lëkurës mund të ndikojnë si ndihmesë për t’i bërë pacientët më të vëmendshëm për shëndetin e tyre si dhe të përmirësojnë komunikmin me doktorët” ka thënë dermatologjistja Laura Ferris.

 

Por, sipas saj: “është e rëndësishme që përdoruesit e këtyre aplikacioneve të mos lejojnë zëvendësimin e aplikacioneve me këshillat mjekësore apo me diagnozën mjekësore”. 

 
Me rritjen e përdorimit të telefonave të mençur, janë rritur edhe përmasat e përdorimit të aplikacioneve të tyre. Aplikacionet mobile kanë zënë vend më të gjerë se komunikimi apo argëtimi, duke prekur çdo sferë të jetës që bëjmë, duke përfshirë edhe sigurimin shëndetësor.
 
Një studim i bërë me dy platformat më të mëdha të telefonave të mençur ka zbuluar se aplikacionet me qëllim mjekësor ndihmojnë përdoruesit me anë të imazheve digjitale të analizojnë nësë kanë ose jo, lëndime të lëkurës.
 
Aplikacionet e tilla zakonisht janë pa pagesë por ka edhe disa të tillë të cilët kanë një çmim të caktuar. Edhepse mjetet e tilla thuhet se japin informacione me qëllim edukativ, ekspertët thonë se ekziston rreziku i besueshmërisë së tyre duke shtyrë pacientët të mos kërkojnë ndihmë profesionale.
 
“Teknologjitë që ulin shkallën e mortalitetit duke përmirësuar njohjen e sëmundjes në faza të hershme janë të mirëseardhura për dermatologjinë. Por, duhet të sigurohemi që pacientët nuk lëndohen nga këto mjete për shkak të rezultateve jo të sakta.” ka shtuar ekspretja e dermatologjisë nga Universiteti i Pittsburgh, Laura Ferris
 
 

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
8:43 / 20.05.2013

Kërkon tre milionë euro shpërblim për menaxhim të KEK-ut

Po kërkojnë të shpërblehen me 3 milionë euro për punën që e bënë në Kosovë para shtatë vitesh. Zyrtarët e kompani...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.