Leximi i librave elektronik rritet ndjeshëm

19:51 / 27.12.2012

Numri i amerikanëve të cilët lexojnë libra elektronik është rritur ndjeshëm që nga viti i kaluar, ndërsa numri i atyre që lexojnë libra të shtypur ka rënë, thuhet sipas hulumtimit të Pew Research Center Internet & American Life Project.

Tendenca në rritje e leximit të librave elektronik vjen si rrjedhojë e popullaritetit të tabletëve dhe lexuesve elektronik, pajisje të cilat kanë “vërshuar” shtëpitë dhe shkollat amerikane që nga viti i kaluar.

Pew tha se rritja e popullaritetit të librave elektronik përkon me pronësinë në rritje të pajisjeve elektronike të cilat mundësojnë leximin e librave djigitale.

Rreth 33 për qind e amerikanëve më të moshuar se 16 vjet tani posedojnë një lexues elektronik si Kindle ose iPad, një rritje kjo nga 18 për qind sa ishte vitin e kaluar, thuhet në hulumtimin e Pew Research. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.