Organizohet Digital Bootcamp në Prishtinë

17:03 / 6.02.2013
Digital Bootcamp janë punëtori të cilat i dedikohen të rinjëve, por edhe gjeneratave më të vjetra të cilat po organizohen për të dytën herë me rradhë nga Innovations Lab Kosovo.

Këto punëtori janë dizajnuar për fillestarë, dhe kanë për qëllim të dhurojë një hyrje të përgjithshme për disa vegla dhe platforma te ndryshme digjitale me kod të hapur të cilat ndihmojnë për avokim digjital.

Këtë rradhë Digital Bootcamp-I do të fokusohet në hartën me kod të hapur apo siç njihet ndryshe “OpenStreetMap, e cila është një projekt kolaborativë (bashkëpunues) për të krijuar harta të hapura dhe të editueshme në tërë botën. Digital Bootcamp do të mbahet më 13 Shkurt, 2013 në Innovation Lab Kosovo.

Digital Bootcamp do të ofrojë hyrje teknike në OpenStreetMap, duke kombinuar punën praktike përmes editimit të hartave në kohë reale, si dhe punë në terren që do të organizohen në të njëjtën ditë.
Për të marrë pjesë nuk kërkohet përvojë paraprake në zhvillimin e softuerëve. Ndërsa aplikimi për pjesëmarrje është falas dhe ju duhet ta mbushni formën e aplikimit online në linkun në vijim: http://kosovoinnovations.org/yap/digital-bootcamp

Afati i aplikimit do të mbyllet më 11 Shkurt në ora 17:00.

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Marketing






 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.