Mbi 1.3 milionë orë të mençura do të shiten gjatë vitit

13:17 / 18.04.2013

Orët e mençura janë përdorur nga njerëzit gjatë gjithë dekadës së kaluar, mirëpo ato nuk kanë qenë pjesë e vëmendjes së publikut deri para pak kohësh.

Njëra prej orëve të Kickstarter, Pebble ka krijuar shumë bujë në publik, po aq sa orët e paralajmëruara nga Apple, Google, Samsung dhe LG, dhe së fundmi Microsoft.

ABI Research ka thënë se gjatë vitit 2013, në tregun global pritet të shiten më shumë se 1.3 milionë njësi të orëve të mençura nga prodhues të ndryshëm.

Sipas ABI Research, sot në treg ekzistojnë katër lloje dhe kategori të orëve: ato për njoftime, për operacione me zë, modelet hibride dhe modelet tjera krejtësisht të pavarura. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.