iPad Mini, tableti më i shitur i Apple

11:33 / 1.05.2013

Tashmë nuk ka asnjë dyshim se iPad Mini ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm për kompaninë Apple.

Sipas burimeve anonime të Digitimes, thuhet se në tremujorin e fundit, Apple ka arritur të shesë mbi 12.5 milionë njësi të iPad Mini, apo 64 për qind të totalit të përgjithshëm të iPad-ëve të shitur në treg.

Shitjet e raportuara të iPad Mini i japin tabletit 8 inçësh të Apple një përparësi të ndjeshme kundrejt rivalit gjithashtu të suksesshëm, tabletit të Google, Nexus 7, i cili sipas Digitimes është shitur në më shumë se 4.5 milionë njësi, që nga lansimi i tij në treg verën e kaluar.

Thashethemet e fundit thonë se Apple është duke punuar në dy versione të reja të iPad Mini, të cilat do të debutojnë në vjeshtë. Njëri prej këtyre dy modeleve do të vijë me ekranin Retina, ndërsa modeli më i lirë i tabletit do të jetë konkurrent direkt me Nexus 7 dhe Kindle Fire HD. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.