Apple. brendi më i vlefshëm në botë

0:14 / 22.05.2013

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke marrë teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke ndikuar në të vërtetë në vlerën themelore të kompanisë?

Radhitjet e fundit të vlerës së brendeve të bëra nga MarketingWeek sugjerojnë se përgjigja në këtë pyetje është "jo", pasi që publikimi thotë se vlera e Apple si brend aktualisht është rritur nga viti në vit, dhe se i njëjti mbetet marka më e mirë në botë. 

MarketingWeek thotë se vlera e një brendit të një kompanie llogaritet duke shumëzuar fitimet e saj me përqindjen e kontributit të dhënë nga "brendi", i cili përcaktohet nga përqindja e vlerës financiare që është prodhuar nga aftësia e brendit për të krijuar konsumatorë besnik. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.