DUO, kamera 2 në 1

15:50 / 1.07.2013

Chin-Wei Liao është një dizajner i ri i cili së fundmi ka dizajnuar një kamerë e cila ndahet në dysh dhe mund të përdoret si dy pajisje të ndryshme në të njejtën kohë.

‘DUO’ synon të sjell një foto-eksperiencë krejtësisht të veçantë. Kjo pajisje përbëhet nga dy kamera duke u lejuar dy personave të ndryshëm të shkrepin imazhe në të njejtën kohë.

 

Kamera lejon fotografin të jetë gjithashtu subjekt i fotografisë duke mos i anashkaluar ata, dhe duke I lejuar njerëzit të kënaqen duke dokumentuar dhe duke qenë të dokumentuarit. 
 
Dizajni i kësaj pajisje është inspiruar nga ideja se disa njerëz nuk ndjehen rehatshëm kur dikush i fotografon ata. Projekti eksploron ndikimin e fotove të bëra vet dhe mënyrat e inkurajimit të njerëzve në kënaqësinë e shkrepjes së fotove. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.