Toshiba Excite Pure arrin në Evropë për vetëm 300€!

15:01 / 17.07.2013

Lajm i mirë për të gjithë evropianët të cilët me padurim e kanë pritur ardhjen e tabletit të ri nga Toshiba, përkatësisht modelin e ri të tabletit “Excite Pure”.

Ky tablet tanimë ka arritur në disa regjione të caktuara të Evropës dhe në treg mund të blihet për vetëm 300€.

Tableti i Toshiba’së i bazuar në sistemin operativ Android, modeli Excite Pure për herë të parë është prezantuar në publik në fillim të qershorit. Excite Pure është i pajisur me ekranin e ndjeshëm në prekje me 10.1 inç dhe rezulucionin me 1280 x 800 piksel.

Toshiba Excite Pure është i pajisur me procesorin quad-core NVIDIA Tegra 3, të mbështetur me 1 GB RAM, dhe versionin e ri të sistemit operativ të Google Android 4.2 Jelly Bean.

Ky tablet i ri Android përfshin edhe karakteristika tjera si Bluetooth 4.0 dhe lidhjen Wi-Fi, të përcjellura edhe me 16 GB memorie të mbrendshme e cila mund të zgjerohet përmes përdorimit të mikro kartelës SD. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.