Opera feston për 300 milionë përdorues
Versionin e saj të ri të shfletuesit me platformën e re do ta prezantojë në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë. “Shifra prej 300 milionë përdoruesve shënon vetëm fazën e parë, mirëpo gara vazhdon” ka thënë Lars Boilesen, drejtor ekzekutiv i Opera Software.
Sipas tij, kjo është rritja më e shpejtë e numrit të përdoruesve e cila është regjistruar ndonjëherë.
Tani, fokusi i Opera do të jetë në marrjen e tregut të ri të shfletuesve mobil nga rivalët si iOS dhe Android. / Telegrafi /