Thirrjet falas përmes Facebook, arrijnë në Evropë!

13:22 / 25.03.2013

Derisa përdoruesit amerikan dhe ata kandez e kanë pasur mundësinë e përdorimit të funksionit fantastik brenda aplikacionit zyrtar të Facebook për Apple, i cili mundëson thirrje falas, përdoruesit e tjerë të rrjetit social e kanë shikuar nga larg këtë mundësi të ofruar nga Facebook.

Tani, aplikacioni i Facebook për Apple, iOS Messenger ka debutuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar, dhe pritet të vijë edhe në vendet tjera të Evropës së shpejti. Mirëpo, duhet thënë se ky funksion brenda aplikacionit të Facebook ende nuk është bërë i mundur për përdoruesit e sistemit operativ Android.

Shërbimi i ri i thirrjeve telefonike nuk mbështetet nga Skype, mirëpo funksionon shumë ngjashëm dhe është shumë i lehtë për tu përdorur. Risia e këtij aplikacioni është edhe shërbimi i porosive me zë, të cilat mund të lihen në rast se personi të cilin jeni duke e thirrur është i zënë.

Sipas Pocket-lint, ky version i aplikacionit është ende në fazën beta dhe mund të ketë gabime, mirëpo ajo që është me rëndësi është se me të, ju do t’i thoni “lamtumirë” thirrjeve me pagesë, pasi që aplikacioni punon me internetin në mobil, të cilin ju e keni në telefonin tuaj. / Telegrafi /
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.