Winter Wake-up (Android & IOS)

23:46 / 1.01.2012

Ani pse ky dimër, së paku deri tani, u tregua të jetë mjaftë i butë dhe me reshje të dobëta të borës (përveç atyre zonave ku zakonisht bie borë në këtë pjesë të vitit), ky aplikacion i vogël në fillimin e vitit të ri mund të tregohet mjaftë i dobishëm.

Në të vërtetë, bëhet fjalë për një alarm klasik por i cili do të ju zgjoj më herët nëse jashtë bie borë ashtu që të mos vonoheni në punë dhe përballeni me shefat e zemëruar të cilët zakonisht nuk janë të disponuar që të kuptojnë arsyetimet tuaja për vonesën, pa pasur parasysh rrethanat.

Juve ju mbetet vetëm që të kurdisni se sa më herët dëshironi të zgjoheni nga alarmi në rast se jashtë është duke rënë borë dhe të siguroheni që celulari të jetë i lidhur me Internet, pjesën tjetër do ta kryej Winter Wake-up.

Duhet cekuar dhe se aplikacioni duket me të vërtetë bukur, ofron edhe mundësinë që alarmi mos të bjer nëse koha është e atillë sa që thjeshtë nuk ia vlen të zgjoheni nga gjumi (tërheqim vërejtjen: ju e merrni përgjegjësinë nëse e aktivizoni këtë funksion), ndërsa është paksa e komplikuar për shkak se aplikacioni është i varur nga Interneti kështu që të gjithë ata të cilët nuk dëshirojnë që të kenë telefonin afër vetës gjatë tërë natës (ose të cilët janë mësuar që të përdorin profilet pa rrjetë) me siguri se nuk do të shikojnë me lakmi aplikacionin Winter Wake-up si të tjerët. 

Karakteristikat e programit

Zhvilluesi: BOONDOGGLE LEUVEN

Webfaqja: www.boondoggle.eu

Data e shtimit: 1 Janar 2012

Lloji: Alarm për zgjim nga gjumi

Shkarkimi për Android

Shkarkimi për iOS

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.