3G Watchdog (Android)
Kufizimet e qarkullimit me të dhëna për shumë arsye krijojnë probleme gjatë përdorimit të telefonave të mençur për shkak se, kur të kalohet limiti i lejuar, pagesa për qarkullimin shtesë me tarifat e rregullta zakonisht është jo e volitshme – e shtrenjtë.Për të shmangur koston e panevojshme dhe të papritur, mund të përdorni këtë vegël e cila do të ju tërheq vërejtjen kur ti jeni afruar limitit të lejuar. Por jo vetëm këtë.
Përkrah rrjetat 4G/3G/Edge/GPRS, mundëson përcaktimin e kuotave me alarm, ofron një mori të të dhënave statistikore, mund të kurdiset që të shihet kur është aktive ndonjëra nga rrjetat, e historinë e qarkullimit të bërë mund ta eksportoni në një fajll CSV. Përveç këtyre, aty është edhe widgeti, e versioni profesional i cili ka edhe më shumë veti se versionin bazë pa pagesë kushton gati tre dollarë.
Karakteristikat e programit
Zhvilluesi: 3G Watchdog
Webfaqja: http://www.3gwatchdog.fr
Data e shtimit: 9 Janar 2012
Përdorimi: Mbikëqyrja dhe përcjellja e MB-ve të shpenzuar
Shkarkimi për Android





