Sigal Prishtina vazhdon serinë e fitoreve

22:13 / 12.12.2012

Kryeqytetasit të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë kanë fituar derbin përballë Sigkos Bashkimit me rezultat 79-72, në kuadër të xhiros së 12-të të BKT Superliga e Kosovës në basketboll.

Bardhekaltrit në duel me ekipin nga Prizreni janë treguar skuadër mjaft e mirë duke dominuar në terren dhe duke arritur edhe një fitore të rëndësishme në garën drejt titullit të kampionit, njofton Kosovapress.

Prishtinasit dominuan plotësisht në dy pjesët e para të lojës, por në çerekun e tretë prizrenasit u këndellën, duke i shënuar 21 pikë, krahas nëntë sosh sa i pësuan, e duke e ngushtuar kështu disavantazhin në 58:56. Megjithatë, Sigal Prishtina në çerekun e fundit rikthehet në lojë duke fituar ndeshjen me rezultat 79-72.

Me këtë fitore Sigal Prishtina mbetet në pozitën e dytë të tabelës me 23 pikë, sa ka edhe lideri, Peja, skuadër kjo që mposhti Vëllaznimin me rezultat bindës 89-62. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.