De Biasi do t'i largojë kosovarët nga Shqipëria

15:25 / 26.12.2012

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka pranuar se po mendon t’i zëvendësojë lojtarët nga Kosova me ata të Shqipërisë në kombëtaren shqiptare.

“Në ndeshjen e fundit miqësore me Kamerunin ne kemi pasur vetëm 3 kosovarë në kombëtare, ndërsa 8 të tjerë kanë qenë të Shqipërisë. Kjo tregon se tashmë kemi shumë më shumë lojtarë të Shqipërisë në kombëtare.

“Unë shpresoj të mos ndodh largimi i kosovarëve, por ne kemi menduar edhe për zëvendësimin e tyre”, ka thënë De Biasi./Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.