Granit Xhaka u takua me Ramush Hardinajn

14:24 / 28.12.2012
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me futbollistin e njohur shqiptar Granit Xhaka për t’i uruar suksesin dhe për të dhënë respektin e tij ndaj Granitit, i cili po përfaqëson Kosovën me shumë sukses në futbollin evropian.

20 vjeçari nga Kosova i cili momentalisht luan për Borussia Monchengladbach në Bundesliga, po korr suksese të mëdha, me ç’rast po kërkohet nga shumë klube të mëdha.

Graniti tashmë po cilësohet si ambasador i Kosovës, e me këtë rast, me të ardhur  në vendlindje, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndau pak kohë për të takuar personalisht Granitin në një takim jo zyrtar, duke e përgëzuar për imazhin e mirë që po i jep Kosovës.

Aty i pranishëm ishte edhe nën kryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, babai i Granitit, Ragip Xhaka, kryetari i të rinjve Gent Begolli, dhe Fatos Dili.

Ky takim u zhvillua në zyret e Aleancës, ku ata kanë biseduar për të ardhmen e futbollistit dhe kanë shkëmbyer disa dhurata simbolike për njëri tjetrin.

Graniti i dhuroi një fanellë të ekipit të tij, ndërsa Ramushi i dhuroi një objekt të gurit, në të cilën është gdhendur harta e Kosovës. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Euro 2012
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Bayern Munich 4-0 Barcelona
 
 
Teknologji
13:49 / 20.05.2013
Rrjeti i biznesit Kozzer.com me mundësi të reja

Rrjeti i biznesit Kozzer.com me mundësi të reja

Portali i bizneseve kosovare Kozzer.com pas një rinovimi disa mujor, është kthyer me një pamje dhe brend të ri. Tani bizne...
Ekonomi
14:19 / 20.05.2013

Rruga e Kombi falimenton tragetet në liqenin e Komanit

Tragetet në liqenin e Komanit ka muaj që janë ankoruar në breg të liqenit, në Fierzë, për shkak të mungesës së udhë...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.