Notaret kosovare kthehen me gjashtë medalje

17:08 / 16.01.2013

Notaret nga Kosova, Rita Zeqiri, Flaka Pruthi e Melisa Zhdrella, së bashku kanë fituar gjashtë medalje, prej tyre dy të arta, dy të argjendta dhe dy të bronzta, në garën ndërkombëtare të notit në Kranj të Sllovenisë.

Gara ndërkombëtare “Star 2013” u zhvillua më 12 dhe 13 janar, ku pjesëmarrëse ishin 350 notare të shteteve si Kroacia, Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Kina, Kosta-Rika, Zvicra, Serbia, Austria e Italia.

Rita Zeqiri fitoi medalje të artë në stilin krol, Flaka Pruthi fitoi një medalje të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë në stilin e bretkosës, kurse Flaka Pruthi fitoi një medalje të argjendtë dhe një të bronztë. Të argjendtën e fitoi në stilin delfin, kurse të bronztën në krol.

“Me gjithë kushtet jo të mira për stërvitje, reprezentueset tona arritën që të rrëmbejnë medalje në një konkurrencë shumë të fortë”.

“Është për çdo respekt paraqitja e tyre dhe niveli i lartë garues që treguan këto vajza, andaj me përmirësimin e infrastrukturës së notit, sporti i notit do të jetë njëri ndër sportet që premton shumë rezultate kulmore”, thuhet në njoftimin e FNK-së. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.