Sigal Prishtina po has në probleme për të angazhuar lojtarë të huaj

17:25 / 16.01.2013

Skuadra e Sigal Prishtinës është duke pasur probleme për të angazhuar lojtarë të huaj cilësorë për pjesën pranverore të BKT Superligës. Zyrtarë të klubit të kaltër thonë se lojtarët e huaj cilësorë po hezitojnë të vijnë të luajnë në Kosovë.

Te Sigal Prishtina aktualisht është vetëm një lojtar i huaj, plejmejkeri amerikan Devan Downey. Dy amerikanët e tjerë, Adam Waleskowski e Jeremy Price, që ishin pjesë e Prishtinës gjatë pjesës vjeshtore, janë larguar.

"Jemi të interesuar për t’i sjellë dy lojtarë cilësorë, por të tillët po hezitojnë të vijnë në Kosovë. Nuk duam të sjellim lojtarë për një mijë dollarë, duam cilësorë për ta ngritur edhe cilësinë e basketbollit".

"Nëse nuk sjellim lojtarë të tillë, atëherë është mëkat t'u futemi në hak lojtarëve vendorë, duke sjellë të huaj mesatar apo të nivelit të njëjtë", ka deklaruar Florian Miftari për Kohën Ditore. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.