Valon Bajrami arrin marrëveshje me Hajvalinë
Hajvalia nuk ka të ndalur në tregun e transferimeve. Përforcimi më i ri i tyre është, Valon Bajrami, i cili është pajtuar me një kontratë gjashtë mujore me këtë skuadër.Mesfushori prishtinas më parë ka luajtur për ekipet si KEKu, Fushë Kosova, Flamurtari dhe Drenica.
Bajrami gjashtë muajt e fundit nuk ka ushtruar fare, ai ka bërë një pauzë të shkurtër nga futbolli, por tani është bashkuar me skuadrën e re dhe ka filluar stërvitjet.
Hajvalia në fund të këtij muaji, pritet të udhëtojë drejt Strugës së Maqedonisë për të zhvilluar fazën e dytë të përgatitjeve./Telegrafi/