Llapashtica largohet nga Drenica

11:09 / 31.01.2013

Qendërmbrojtësi Fitim Llapashtica është ndarë me skuadrën e Drenicës. Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti, i cili ka thënë se shumë shpejt do të gjejë skuadër të re.

“Që nga e mërkura nuk jam më pjesë e Drenicës, pasi që nuk e gjetëm gjuhën e përbashkët për vazhdimin e kontratës. Kam qenë në negociata me këtë klub, mirëpo në fund nuk arritëm marrëveshje”.

“Jam në biseda me disa ekipe. Së shpejti do të vendosi për ofertën më të mirë. E rëndësishme është se po ndjehem shumë mirë fizikisht dhe ekipin në të cilin do të luaj do të jap maksimumin”, ka thënë Llapashtica për Sport./Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.