FBK-ja do t’i llogarit vendorë të gjithë lojtarët shqiptarë

13:51 / 16.02.2013
Të gjithë basketbollistët shqiptarë nga edicioni i ardhshëm do të llogariten vendorë në Kosovë. Kështu ka vendosur të premten Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

 "Bordi i FBK-së me shumicë votash vendosi që të gjithë lojtarët shqiptarë, pavarësisht se nga cili shtet vijnë, nga edicioni 2013-2014 do të trajtohen me status të lojtarit vendor dhe do t'iu nënshtrohen rregulloreve sikurse lojtarët kosovarë", thuhet në një njoftim të FBK-së.

FBK-ja vendosi që jo vetëm lojtarët nga Shqipëria të jenë vendorë, por edhe ata të viseve tjera. Nga Shqipëria në Kosovë aktualisht luan vetëm Gerti Shima, i cili është pjesë e Pejës.

Bordi i FBK-së ka vendosur që edicioni pranveror në BKT Superligë të shtyhet për 23 shkurt. Sipas kalendarit, pjesa e dytë e kampionatit është dashur të nisë më 20 shkurt./Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Marketing
Video

Koreografia e Plisave në ndeshjen Sigal Prishtina-Peja
 
 
Magazina
12:57 / 22.05.2013
Genta Ismajli

Genta fton “ta pastrojmë Kosovën”

Genta Ismajli i është bashkuar fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, një fushatë e nisur për të mobilizuar të gjithë ...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
14:07 / 22.05.2013

Të ndryshohen politikat ekonomike të Bosnjës ndaj Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, është takuar me ministrin e Industrisë, Tregtisë dhe Ener...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.