FBK-ja pret pranim të shpejtë në FIBA

20:03 / 17.02.2013
Federata e Basketbollit e Kosovës do të pranohet si anëtare e FIBA-s gjatë këtij viti apo në fillim të vitit 2014. Ky është parashikimi i kryetarit të FBK-së, Fatmir Gashi.

Siç transmeton Koha Ditore, ai ka thënë se parashikimin e mbështet në pika shumë të forta, si pjesëmarrja e skuadrave kosovare në BIBL (Ligën Ballkanike), pjesëmarrja e grupmoshave të reja nëpër turne ndërkombëtare, marrëveshja për transferim të lojtarëve dhe pranimi i ‘streetballit’ kosovar në rrjetin global të FIBA-s, të njohur si "3x3".

“Parashikimi im është i bazuar në disa fakte dhe besoj se gjatë vitit 2013 apo në fillim të vitit 2014, FBK-ja do të jetë anëtare e FIBA-s. Dyert për në FIBA janë të hapura dhe më në fund do ta thyejmë izolimin 22-vjeçar të basketbollit kosovar", ka thënë Gashi të premten në konferencë për shtyp ku u njoftua për vendimin e FIBA-s për pranimin e streetballit kosovar.

Sipas tij, të arriturat e deritashme janë hapat që vetëm forcojnë qëndrimin e FBK-së për pranim në FIBA. Ai insiston se institucioni që drejton i ka përmbushur të gjitha kushtet sportive dhe tash vetëm pritet që politika të bëjë punën e vet. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Euro 2012
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
-
Afati kalimtar veror
Marketing
Video
Tifozat “Kuq e Zi” – një pjesë e koreografisë dhe himni kombëtar
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
16:21 / 17.06.2013

ATK ka mbledhur 10% më shumë se më 2012

Ministri i Financave (MF) Besim Beqaj ka ofruar mbështetje për Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), duke e cilësuar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.