Manchester City është në krye të garës për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Radamel Falcao.
Manchester United dhe Santosi kanë hedhur poshtë spekulimet se klubi anglez ka bërë ofertë për talentin brazilian, Neymar.
Stoke City ka konfirmuar transferimin e Michael Owen, i cili ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.
Manchester United dhe Manchester City janë duke tentuar t’i fillojnë negociatat me kampion e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Chelsea e ka shitur mesfushorin Raul Meireles te Fenerbahce për një shumë prej tetë milionë funtesh.
Trajneri i Stoke Cityt, Tony Pulis, shpreson që skuadrës së tij t’ia bashkojë Michael Owenin si transfer të lirë.
Mbrojtësi i Manchester Cityt, Kolo Toure, shpreson ta kompletojë transferimin te Galatasaray, para mbylljes së afatit kalimtar në Turqi (të mërkurën).
Nuri Sahin ka mohuar fjalët se i është bashkuar Liverpoolit për çështje financiare duke thënë se nuk është i motivuar nga paratë dhe se ka pasur oferta më të mira në këtë aspekt nga klubet tjera.
Përpjekja e Tottenhamit për transferimin e Joao Moutinhos nga Porto ka dështuar në momentet e fundit të afatit kalimtar.
Manchester City ka arritur marrëveshje me Benfican për Javi Garcian, gjithnjë sipas Goal.com.
Manchester City ka kompletuar transferimin e mbrojtësit brazilian, Maicon, nga Interi.
Tottenhami ka arritur marrëveshje me Lyonin për transferimin e portierit Hugo Lloris për një shumë prej 15 milionë eurosh.
Manchester City ka kompletuar transferimin e mesfushorit Scott Sinclair nga Swansea City, për një shumë të pazbuluar.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, planifikon një ofertë befasuese për mesfushorin e Chelseat, Michael Essien.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se Topçinjtë mund të jenë shumë aktiv sot, në ditën e fundit të afatit kalimtar, por do të transferojnë vetëm ndonjë lojtar të veçantë dhe jo lojtarë mesatar.
Queens Park Rangers kanë kompletuar transferimin e Julio Cesar nga Interi. Braziliani 32-vjeçar ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin anglez.
Manchester City ka shtuar më shumë tentativat për transferimin e Maiconit nga Interi.
Portieri i Interit, Julio Cesar, ka konfirmuar se ai do të largohet nga skuadra italiane për t’iu bashkuar skuadrës angleze QPR.
Tottenhami shpreson të kompletojë transferimin e portierit të Lyonit, Hugo Lloris gjatë ditëve në vijim.
Fulhami ka arritur marrëveshje me Tottenhamin rreth shitjes së Moussa Dembele.
Trajneri i Celticut, Neil Lennon, ka deklaruar se klubi i tij nuk do ta transferojë Michael Owenin.
Presidenti i Benficas, Luis Filipe Vieira, e ka bërë të qartë se nuk do ta lejojë largimin e Javi Garcias për më pak se 30 milionë euro.
Anësori portugez, Nani, pritet të takojë përfaqësues të Manchester Unitedi për të diskutuar rreth të ardhmes së tij.
Barcelona ka nxitur një luftë në mes të klubeve të Ligës Premier për transferimin e Ibrahim Afellayt.
Sulmuesi anglez, Michael Owen, është shumë i bindur se do të gjejë një klub të ri para fundit të afatit kalimtar veror.
Bosët e Manchester United janë të gatshëm për ta shitur Wayne Rooneyn, pas zhvillimeve të jashtëzakonshme të ndodhura së fundmi në Old Trafford.
Gjiganti anglez, Liverpooli, ka konfirmuar në faqen zyrtare të klubit se ka ka arritur marrëveshje me Real Madridin që ta transferojë mesfushorion Nuri Sahin në formë huazimi.
Liverpooli është shumë pranë transferimit të Nuri Sahin nga Real Madridi, duke mposhtur kështu Arsenalin në luftën për firmën e mesfushorit turk.
Chelsea ka kompletuar nënshkrimin me mbrojtësin e djathtë të Marseille, Cesar Azpilicuyeta, për një shumë që raportohet të jetë 7 milionë funte për të çuar në 70 milionë harxhimet e kësaj vere.
Dy klubet e Ligës Premier, Fulham dhe QPR, kanë shprehur interesim për portierin e Interit, Julio Cesar.
Mesfushori i Rennes, Yann M'Vila, shpreson se një transferim te njëri prej klubeve të Ligës Premierë është ende i mundshëm.
Transferi i ri i Evertonit, Kevin Mirallas, ka deklaruar se e ka refuzuar një ofertë të Arsenalit, në mënyrë që të siguronte më shumë lojë në fushë.
Emmanuel Adebayor ka kompletuar transferimin nga Manchester City te Tottenhami.
Manchester Unitedi ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Alexander Buttner nga Vitesse Arnhem.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, dëshiron edhe dy nënshkrime të reja para mbylljes së afatit kalimtar.
Liverpooli është para Manchester United në garën për mesfushorin e Real Madridit, Kaka.
Daniele De Rossi ka refuzuar një ofertë prej 31 milionë funtesh të Manchester Cityt për të qëndruar te Roma.
Ylli i Real Madridit, Kaka, raportohet se mund të kalojë te Manchester United.
Chelsea mbetet opsioni më i mirë për mbrojtësin në largim të Interit, Douglas Maicon.
Tottenham Spurs planifikojnë një transferim të dyfishtë nga Chelsea.
Sunderland raportohet se ka bërë ofertë për sulmuesin e Manchester United, Dimitar Berbatov.
Sulmuesi i ri i Manchester United, Robin van Persie, thotë se ai mezi pret të fillojë karrierën e tij me Djajtë e Kuq.
Manchester United ka nënshkruar me Robin van Persien nga Arsenali për 24 milionë funte, pasi ai kaloi me sukses testet mjekësore.
Manchester City raportohet se është afër për të transferuar yllin e Romës, Daniele de Rossi.
Newcastle United ka konfirmuar nënshkrimin me mesfushorin e Ajaxit, Vurnon Anita, për një shumë që raportohet se kap vlerën e 6.6 milionë funteve.
Arsene Wenger thotë se Topçinjtë nuk kishin zgjidhje pos ta pranojnë ofertën e Manchester United për Robin van Persien, me sulmuesin që ishte në vitin e fundit të kontratës së tij.
Arsenali ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Manchester United për transferimin sulmuesit Robin van Persie.
Sulmuesi i Olympiakos, Kevin Mirallas, ka zbuluar se agjenti i tij është në negociata me Arsenalin, me dy klubet që mundohen të gjejnë shumën për transferimin e tij.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka bërë kontakte të drejtpërdrejta me rivalin e tij të Arsenalit, Arsene Wenger, rreth përpjekjeve të Djajve të Kuq për të nënshkruar me Robin van Persie.
Sulmuesi i Portos, Hulk, vazhdon të jetë cak i kampionit të Evropës, Chelseat.
West Ham United po bën hapa konkret për të transferuar sulmuesin e Olimpique Marseille, Loic Remy.
Tottenham Hotspur ka bërë një ofertë në vlerën e 15 milionë eurove për mesfushorin e Rennes, Yann M’Vila.
Mbrojtësi i Milanit, Philippe Mexes, është duke u lidhur me një transferim te Arsenali këtë verë.
Sulmuesi i Wigan Athletic, Victor Moses, është afër për të kaluar te Chelsea.
Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, është i gatshëm të vazhdojë me serinë e nënshkrimeve në javët e mbetura të afatit transferues.
Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, është duke dëgjuar ofertat për Edinson Cavanin.
Përforcimi i ri i Arsenalit, Santi Cazorla, thotë se ai është i ngazëllyer që do të luajë te njëri prej klubeve më të mëdha evropiane.
Arsenali ka kompletuar nënshkrimin me mesfushorin spanjoll Santi Cazorla nga Malaga me kontratë afatgjate.
Liverpool raportohet se është duke kërkuar anësorin e Besiktasit, Ricardo Quaresma.
Menaxheri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti, ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike spekulimet se klubi parisien është në kërkim të mbrojtësit të Chelseat, Ashley Cole.
Arsenali raportohet se është në negociata të avancuara me Real Madridin për huazim një sezonal të mesfushorit Nuri Sahin.
Portieri i Manchester Unitedit, Ben Amos, e ka kompletuar huazimin e tij njëvjeçar te klubi që bën gara në Championship, Hull City.
Manchester United është i gatshëm që të përmbushë kërkesat e Robin Van Persiet për një kontratë të vlefshme 200.000 funte në javë.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se ata do ta kenë të vështirë ta transferojnë sulmuesin e Arsenalit, Robin van Persie.
Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, ka përsëritur se klubi francez shpreson që ta mbajë portierin Hugo Lloris.
Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, ka përgënjeshtruar sugjerimet se ai po përpiqet ta largojë Andy Carrollin nga Anfield.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka reaguar me nervozizëm ndaj pyetjeve të gazetarëve rreth të ardhmes së Robin van Persiet.
Arsenali mund të detyrohet që të pranojë humbje në luftën për firmën e Santi Cazorlas, pasi Malaga do të kërkojë hiç më pak se 20 milionë funte.
West Ham United është duke përgatitur një ofertë serioze në vlerë prej 17 milionë eurosh për sulmuesin e Liverpoolit, Andy Carroll.
Menaxheri i Chelseat, Roberto Di Matteo, ka lëvduar transferimin fantastik të yllit brazilian, Oscar.
Swansea City do ta shqyrtojë të ardhmen e mesfushorit Joe Allen pasi të kthehet nga Lojërat Olimpike me Britaninë e Madhe – thuhet në një komunikatë për media të klubit anglez.
Mbrojtësi i Arsenalit, Laurent Koscielny, i ka kërkuar bashkëlojtarit të tij, Robin van Persie, që të qëndrojë në Emirates për t’i dhënë fund periudhës shtatëvjeçare pa trofe.
Anësori i Malagas, Santi Cazorla, dëshiron të transferohet te Arsenali.
Chelsea ka kompletuar transferimin e Thorgan Hazard (vëllanë e vogël të Eden Hazard) nga klubi francez Lens.
Agjenti i Lucas Moura ka heshtur spekulimet që thoshin se klienti i tij do t’i bashkohet Manchester Unitedit këtë verë.
Tottenham Hotspurs ka bërë ofertë për huazimin e sulmuesit të Romës, Marco Borriello – njofton Goal.com.
Manchester United është gati të bëjë ofertën përfundimtare për yllin e Sao Paulo, Lucas Moura.
Sulmuesi premtues i Arsenalit, Benik Afobe, është i gatshëm që të shkojë sërish si huazim te ndonjë klub në mënyrë që të fitojë më shumë përvojë.
Mesfushori i Tottenhamit, Rafael van der Vaart, ka konfirmuar se do të qëndrojë në White Hart Lane, përkundër spekulimeve që e lidhin atë me një largim.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, raportohet se është duke menduar seriozisht për transferimin e yllit të Romës, Daniele de Rossi.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka konfirmuar se klubi është i interesuar të nënshkruajë me Lucas Moura nga Sao Paolo.
Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, dëshiron t’i bashkohet Manchester United.
Mesfushori i Real Madridit, Nuri Sahin, është duke u menduar nga Manchester United.
Menaxherit të Manchester United, Sir Alex Ferguson, i janë dhënë 50 milionë funte shtesë për t’i shpenzuar këtë verë.
Agjenti i Robin van Persiet, Kees Vos, është takuar me përfaqësues të Juventusit, të cilëve ua ka treguar shumën që kërkon klienti i tij për ta veshur fanellën bardhezi.
Agjenti i Robert Lewandowskit ka kërkuar nga klubet angleze që të rritin ofertat e tyre për sulmuesin e Borussia Dortmundit.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka konfirmuar interesimin e tij për kapitenin e Arsenalit, Robin Van Persie.
Sao Paulo thuhet të ketë refuzuar një ofertë prej 30 milionë funtesh të bërë nga Manchester Unitedi për shërbimet e Lucas Moura.
Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, ka thënë se është 99 për qind i sigurt që portieri Hugo Lloris do të qëndrojë.
Drejtuesit e Arsenalit do t’i thonë Robin van Persiet se atij nuk do t’i jepet mundësia e largimit nga Emirates këtë verë – shkruan Goal.com.
Filippo Inzaghi është duke menduar t’i bashkohet klubit që bën gara në ligën angleze Championship, Watford.
Mathieu Debuchy ka thënë se prioriteti i tij i menjëhershëm është t’i bashkohet Newcastle United, pasi shprehu dëshirën të largohet nga Lille para fundit të afatit kalimtar veror.
Sulmuesi i Napolit, Eduardo Vargas, dëshiron të largohet nga Italia.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, e ka bërë të qartë se nuk e ka për qëllim të lejojë largimin e dyshes së sulmit, Edin Dzeko dhe Carlos Tevez.
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, e ka bërë të qartë qëllimin e tij për t’u larguar nga Old Trafford.
Transferi i ri i Arsenalit, Lukas Podolski, shpreson që Robin van Persie të vazhdojë karrierën në Emirates.
Liverpooli ka konfirmuar transferimin e sulmuesit të Romës, Fabio Borini, për një shumë prej rreth 14 milionë eurosh.
Real Madridi ende është duke u munduar ta bindë Tottenhamin të pranojë ofertë shkëmbimi për Luka Modric.
Liverpooli raportohet se ka arritur marrëveshje me Romën për transferimin e Fabio Borinit.
Tottenham edhe zyrtarisht ka konfirmuar se ka nënshkruar me mbrojtësin Jan Vertonghen nga Ajaxi me kontratë afatgjate.
Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të sulmuesit të Liverpoolit, Andy Carroll.
Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, është hedhur në kërkim të anësorit të Real Madridit, Jose Callejon.
Sulmuesi i Romës, Marco Borriello, është duke joshur interesimin e skuadrave angleze.
Sulmuesi i Portos, Hulk, ka përgënjeshtruar lajmet që thonë se ai ka arritur marrëveshje për të kaluar te Chelsea.
Tottenhami është i gatshëm të bërë një ofertë të re në vlerën e 17 milionë eurove për portierin e Lyonit, Hugo Lloris, me Andre Villas-Boas që dëshiron ta shndërrojë francezin në portierin e parë.
Chelsea raportohet se është një hap para Real Madridit për të nënshkruar me mbrojtësin e Interit, Douglas Maicon.
Manchester United është duke u lidhur me një transferim të portierit të Interit, Julio Cesar.
Mesfushori Park Ji-Sung ka deklaruar se nuk do ta harrojë asnjëherë kohën që kaloi me fanellën e Manchester Unitedit.
Ish-zëvendëskryetari i Arsenalit, David Dein, pret largimin e Robin van Persiet nga Emirates gjatë këtij afati kalimtar.
Queens Park Ranges ka kompletuar transferimin e mesfushorit Park Ji-Sung nga Manchester Unitedi.
Drejtori i Bayer Leverkusen, Wolfgang Holzhauser, ka thënë se klubi i tij e ka refuzuar një ofertë të Chelseat për shërbimet e Andre Schurrle.
Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, beson se largimi i Didier Drogbas nga Chelsea do t’u ndihmojë rivalëve të klubit londinez.
Manchester City është i gatshëm që t’i japë fund pa qartësisë për të ardhmen e Javi Martinez, duke e transferuar atë në Etihad Stadium.
Kapiteni i Arsenalit, Robin Van Persie, është duke qëndruar në Londër ku ai sot gjatë ditës pritet të zhvillojë bisedime serioze me bordin e klubit për të ardhmen e tij.
Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Nigel Winterburn, beson se vetëm transferimet e mëdha nga Wenger gjatë verës mund ta detyrojnë Van Persien të rinovojë kontratën.
Agjenti i Alberto Aquilanit, thotë se ata duan një vendim të shpejtë nga Liverpooli për të ardhmen e tij.
Kapiteni i Arsenalit, Robin Van Persie, ka bërë të ditur se ai nuk do ta rinovojë kontratën e tij me klubin nga Emirates, e cila skadon verën e vitit të ardhshëm.
Andre Villas-Boas është shprehur i ngazëllyer pasi nënshkroi kontratë trevjeçare me Tottenhamin.
Blackburn Rovers ka kompletuar transferimin e Nuno Gomes si transfer të lirë.
Dennis Lakhter, agjenti i Andrey Arshavin, ka thënë se klienti i tij dëshiron ta braktisë Arsenalin dhe të transferohet në Turqi.
Presidenti i Arsenalit, Phillip Hill-Wood, ka hedhur poshtë çdo mundësi për shitjen e kapitenit Robin Van Persie.
Carlo Ancelotti ka mohuar spekulimet se Paris Saint-Germain është në kërkim të mbrojtësit të Chelseat, John Terry, por ka pranuar se klubi francez është në kërkim të një qendërmbrojtësi.
Andre Villas-Boas ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Tottenham Hotspur, ku do ta ushtrojë postin e trajnerit.
Manchester Unitedi duket se nuk po merr ofertat që dëshiron për sulmuesin Dimitar Berbatov.
Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka njoftuar se po përpiqet të transferojë edhe një apo dy lojtarë gjatë afatit kalimtar veror.
Mbrojtësi i djathtë i Manchester Unitedit, Rafael, ka nënshkruar kontratë të re katërvjeçare me klubin nga Old Trafford, ndërkohë që vëllai i tij Fabio është huazuar te QPR.
Mbrojtësi i majtë i Evertonit, Leighton Baines, nuk ka folur shumë rreth spekulimeve që e lidhin atë me Manchester Unitedin.
Chelsea ende ka shpresa të nënshkruajë me mesfushorin e Tottenhamit, Luka Modric.
Sulmuesi i Lazios, Mauro Zarate, nuk e ka fshehur frustrimin e tij pas sezonit të kaluar
zhgënjyes si i huazuar te Interi.
Mesfushori i Barcelonës, Seydou Keita, ka përjashtuar një kalim të tij te Liverpooli.
Me borxhe prej më se 500 milionë funtesh, klubi nga Old Trafford po dështon që të transferojë në ekip disa prej yjeve më të mëdha evropiane të mesfushës.
Chelsea ka intensifikuar përpjekjet për të nënshkruar me sulmuesin e Fiorentinës, Stevan Jovetic.
Manchester United ka përgatitur ofertë të re për mesfushorin e Tottenhamit, Luka Modric.
Anësori i majtë i Tottenhamit, Gareth Bale, ka rinovuar kontratën e tij me klubin nga White Hart Lane.
Klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Shabab, ka njoftuar se është pranë transferimit të Michael Owen.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka përsëritur dëshirën për ta mbajtur Aleksandar Kolarovin te kamponi i Anglisë, edhe pse ai nuk ka luajtur sa duhet në sezonin e kaluar.
Presidenti i Montpellier, Louis Nicollin, ka konfirmuar se Olivier Giroud po largohet nga klubi francez.
Sulmuesi francez Olivier Giroud ka konfirmuar se ai është në rrugë për t’iu bashkuar Arsenalit.
Ish-trajneri i Chelseat, Andre Villas-Boas, ka mohuar të ketë pasur takime me drejtuesit e Tottenhamit rreth pozitës së menaxherit në White Hart Lane.
Manchester City ka bërë kërkesa për dy sulmuesit e përfolur, Radamel Falcao dhe Edinson Cavani.
Mesfushori i Manchester Cityt, Nigel de Jong, dëshiron ta vazhdojë kontratën me klubin e tij aktual.
Manchester City refuzon të paguajë më shumë se 15 milionë funte për transferimin e Robin van Persiet – shkruan Goal.com.
Tottenhami, Arsenali dhe Manchester City të gjithë janë duke kërkuar sulmuesin e Athletic Bilbao, Fernando Llorente.
Sulmuesi i Montpellier, Olivier Giroud, pritet ta veshë fanellën e Arsenalit nga sezoni i ardhshëm.
Trajneri i përfaqësueses së Francës, Laurent Blanc, u ka rënë në sy drejtuesve të Tottenham Horspur – shkruan Goal.com.
Mbrojtësi i djathtë i Manchester United, Rafael Da Silva, ka nënshkruar kontratë të re të vlefshme deri në vitin 2016, gjithnjë sipas agjentit të brazilianit.
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, ka hedhur poshtë spekulimet se ai do të largohet nga Barcelona, duke garantuar qëndrimin në Camp Nou.
Periudha katërvjeçare e sukseseve të Harry Redknapp te Tottenhami ka përfunduar sot, me klubin që ka shkarkuar njeriun që e morri skuadrën nga fundi i tabelës dhe e çoi atë në garën më të madhe evropiane.
Sulmuesi i Chelseat, Salomon Kalou, mund të kalojë së shpejti te Liverpooli, pasi vet futbollisti dëshiron një kalim të tillë.
Arsenali është shumë pranë finalizimit të transferimit të golashënuesit më të mirë të kampionatit francez, Olivier Giroud.
Manchester Unitedi ka konfirmuar nënshkrimin e Nick Powell nga Crewe Alexandra.
Menaxheri i Schalkes, Huub Stevens, ka njoftuar se Liverpooli është ndër klubet që i konkurron ekipit gjerman për firmën e anësorit të Chelseat, Salomon Kalou.
Topçinjtë udhëheqin garën për nënshkrimin e sulmuesit të Montpellier, Olivier Giroud – ka thënë trajneri i klubit francez, Rene Girard.
Newcastle United planifikon të tërhiqet nga bisedimet për transferimin e anësorit të Chelseat, Salomon Kalou.
Babai i Robin van Persiet ka deklaruar se djali i tij nuk do të transferohet te ndonjë klub tjetër anglez nëse vendos të largohet nga Arsenali.
Kampioni i Anglisë, Manchester City, ka bërë ofertë për sulmuesin e shumëkërkuar të Napolit, Edinson Cavani.
Manchester United është duke finalizuar transferimin e mesfushorit të Tottenhamit, Luka Modric.
Manchester United është i gatshëm që t’i ofrojë dy lojtarë Evertonit për të transferuar mbrojtësin Leighton Baines gjatë kësaj vere.
Mesfushori i Chelseat, Ramires, mendon se bashkëkombasi i tij, Hulk, do të jetë lojtar i Bluve dhe se nuk do të ketë problem që të përshtatet me Ligën Premier.
Manchester United ka konfirmuar se ka nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmund, Shinji Kagawa.
Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva, nuk do të largohet nga kampioni i Anglisë gjatë kësaj vere – ka deklaruar agjenti i tij, Julio Llorente.
Klubi anglez Chelsea ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Lille për transferimin e Eden Hazard.
Klubi turk, Fenerbahce, ka njoftuar se e ka kompletuar transferimin e sulmuesit Dirk Kuyt nga Liverpooli.
Mbrojtësi i Ajaxit, Gregory van der Wiel, do ta mirëpriste interesimin e Chelseat për shërbimet e tij.
Përzgjedhësi i Anglisë, Roy Hodgson, ka deklaruar se ai e ka shikuar si transfer të mundshëm anësorin e Lille, Eden Hazard, në kohën kur ai ishte menaxher i The Reds.
Liverpooli ka arritur marrëveshjen e kompensimit me Swansean për menaxherin Brendan Rodgers, i cili brenda pak ditësh pritet të zyrtarizohet si menaxheri i ri i klubit nga Anfield.
Menaxheri i Shanghai Shenhua, Sergio Batista, ka njoftuar se klubi i tij është duke u angazhuar maksimalisht për transferimin Didier Drogbas.
Mesfushori italian, Alberto Aquilani, ka pranuar se e ardhmja e tij do të zgjidhet pasi që Liverpooli ta finalizojë angazhimin e trajnerit të ri.
Mesfushori i Liverpoolit, Joe Cole, thotë se Chelsea po e blen superyllin e ardhshëm të Ligës Premier.
Arsenali është duke përcjellë nga afër sulmuesin e Athletic Bilbao, Fernando Llorente.
Mesfushori i Lille, Eden Hazard, ka konfirmuar se do t’i bashkohet Chelseat gjatë kësaj vere.
Louis van Gaal pret të nënshkruajë kontratë me Liverpoolin gjatë kësaj jave, shkruajnë mediat angleze.
Mediat britanike shkruajnë se Fabio Capello është një prej favoritëve për të marrë në drejtim Chelsean.
Bacary Sagna është i bindur se Robin van Persie do të luajë për Arsenalin edhe sezonin e ardhshëm.
Chelsea raportohet se është i gatshëm t’i paguajë Pep Guardiolës plot 15 milionë funte në sezon.
Klubet e interesuara për transferimin Martin Skrtel duhet të paguajnë 25 milionë euro për shërbimet e tij.
|
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
|