Kapiteni i kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, thotë se kuqezinjtë pësuan nga dy gabime të tyre në mbrojtje, në disfatën e mbrëmshme 2-0 nga Zvicra.
Valon Behrami ka ndjerë një presion të theksuar në ndeshjen e mbrëmshme kundër Shqipërisë, që ka zgjatur madje disa ditë.
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka mbetur i mahnitur me tifozerinë shqiptare të mbledhur në Swisspor Arena të Luzernit.
Admir Mehmedi thotë se është shumë normale të mos pritesh mirë nga tifozët e kombëtares shqiptare kur ti luan kundër tyre.
Xherdan Shaqiri thotë se ndeshja e mbrëmshme ndaj Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2014, ishte plot emocione për të.
Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi thotë se faji për disfatën nga Zvicra u takon mbrojtësve të kombëtares shqiptare.
Përfaqësuesja e Zvicrës ka shënuar fitore prej 2-0 përballë Shqipërisë në takimin e vlefshëm kualifikues për Kampionatin e ardhshëm Botëror.
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi, ka thënë se përfaqësuesja kuqezi është e interesuar për yjet shqiptare të futbollit që arrijnë sukses në vendet e ndryshme dhe ka kërkuar që ata ta zgjedhin kombëtaren e tyre, para “atdheut të ri”.
Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, pritet që ta nisë me një sulmues ndeshjen ndaj Zvicrës, ndërsa gjasat janë të mëdha që ai të jetë Erjon Bogdani.
Pesë lojtarët shqiptarë në kombëtaren zvicerane kanë të drejtë edhe obligim të mos harrojnë origjinën e tyre, ndërsa tifozët shqiptarë nuk kanë të drejtë t’i quajnë tradhtarë. Kështu mendon gazetari i sportit në “Le Matin”, Renaud Tschoumy.
Zviceranët duket se po bëjnë të pamundurën për të tensionuar sa më shumë sfidën mes Zvicrës dhe Shqipërisë, duke kërkuar me çdo kusht të ngjallin ndjenjën e nacionalizmit dhe për më tepër duke tentuar në të gjitha mënyrat për të ulur imazhin e lojtarëve të përfaqësueses shqiptare të futbollit.
Milaim Rama, shqiptari i parë i cili luajti në një kampionat të madh, Euro 2004, me fanellën e Zvicrës, shpreson takimi i sotëm në Luzern të përfundojë me barazim.
Kosovari më i ri i përfaqësueses kuqezi në futboll, Burim Kukeli, thotë se Zvicra do të jetë favorite për ta fituar takimin e sotëm, por edhe grupin.
Lorik Cana thotë se pavarësisht se janë shqiptarë të Kosovës, lojtarët të cilët aktivizohen për Zvicër sot për sot janë kundërshtarë dhe jo miq.
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami kanë nënshkruar peticionin për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në organizatën evropiane dhe botërore të futbollit, UEFA dhe FIFA.
Valon Behrami thotë se Zvicra ja ka ndryshuar jetën atij dhe familjes së tij dhe se këmbët dhe trupi i tij do të japin gjithçka për këtë vend.
Granit Xhaka thotë se shumë shqiptarë janë krenar me futbollistët shqiptarë që luajnë për Zvicrën, edhe pse ka të tillë që nuk i duan.
Trajneri i kuqezinjve, Gianni de Biasi, thotë se e metë më e madhe e lojtarëve të kombëtares është se ata pushtohen nga entuziazmi duke humbur shpirtin luftarak.
Përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, pret më shumë tifozë shqiptarë në sfidën ndaj Shqipërisë, pasi shprehu pa sigurinë mbi përkrahjen e zvicëranëve.
Futbollisti shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës, Valon Behrami, ka deklaruar se ndeshja ndaj Shqipërisë do të jetë sikurse çdo ndeshje tjetër për helvetikët, përkundër emocioneve që po e shoqërojnë atë dhe katër shqiptarët tjerë para takimit. Pos tjerash, Behrami garantoi se nuk ka festime në rast të golave.
Anësori shqiptar që luan për Zvicrën, Xherdan Shaqiri, ka thënë para duelit ndaj vendlindjes së tij se është i përgatitur për duele të ashpra nga lojtarët e Shqipërisë.
Sulmuesi i përfaqësueses zvicërane, Granit Xhaka, ka deklaruar për mediat zvicërane se ndeshja ndaj Shqipërisë do të jetë sikurse një ndeshje në udhëtim, pasi në stadium pritet të jenë më shumë tifozë të kombëtares shqiptare në sfidën që do të zhvillohet në Luzern.
Përfaqësuesja e Shqipërisë në futboll ka triumfuar ndaj Qipros në stadiumin kombëtar Qemal Stafa me rezultat 3-1, sfidë e vlefshme kjo për kualifikimet për Kampionatin Botëror, Brazili 2014.
Kapiteni i kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, thotë se ai do të jetë në fushë të premten për ndeshjen kundër Qipros pavarësisht se nuk është në formë të plotë.
Përfaqësuesja e Shqipërisë në futboll ka rënë për 10 pozita në renditjen mujore të FIFA-s dhe tash pozicionohet e 84-ta.
|
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Europa League (finale) - 15 maj, e merkure - 21:05
Copa del Rey (finale) - 17 maj, e premte - 21:30
|
|
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
Europa League (finale) - 15 maj, e merkure - 21:05
Copa del Rey (finale) - 17 maj, e premte - 21:30
|