Barcelona është lidere e Grupit G pas fitores prej 2-0 në Portugali ndaj Benficas, teksa nga ana tjetër Celticu ka mposhtur Spartak Moskën në Rusi me rezultat 3-2.
Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka thënë se Barcelona dëshiron që të fitojë përsëri Ligën e Kampionëve në Wembley të Londrës.
Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, thotë se skuadra e tij duhet të angazhohet më shumë për të siguruar fitore, pasi që kundërshtarët kanë filluar të përdorin taktika për t’iu kundërvënë stilit të lojës së katalunasve.
Trajneri i Benficas, Jorge Jesus, e ka nxehur situatën para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës duke thënë se Blaugranët nuk janë të përsosur.
Drejtori i futbollit te Barcelona, Andoni Zubizarreta, ka thënë se skuadra nuk po mendon për superderbin e fundjavës – ‘el Clasico’ ndaj Real Madridit, por është e fokusuar te ndeshja e Ligës së Kampionëve ndaj Benficas.
|
Liga e Kampionëve (finale) - e shtunë, 25 maj - 20:45
|