Mesfushori i Liverpoolit, Lucas Leiva, e ka lavdëruar përforcimin e ri të klubit, Philippe Coutinho, duke e përshkruar atë si tipik brazilian dhe si lojtar shumë të talentuar.
Talenti 16-vjeçar, Rinor Nushi, ka vendosur t’i bashkohet West Ham United gjatë afatit kalimtar dimëror.
Afati kalimtar i janarit ka përfunduar në Evropë (përveç në Rusi dhe Turqi), megjithatë ne do të vazhdojmë të publikojmë çfarëdo marrëveshje që është arritur e që është kumtuar me vonesë.
(E plotësuar) Arsenali ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të majtë Nacho Monreal nga Malaga.
Fulhami ka konfirmuar se ka nënshkruar me holandezin e Milanit, Urby Emanuelson, në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Liverpooli ka kompletuar transferimin e mesfushorit Philippe Coutinho nga Interi.
Menaxheri i Newcastle United, Alan Pardew, e ka pranuar se ai ishte i interesuar ta blinte Wilfried Zahan, por çmimi për të ishte shumë i lartë, kështu që vendosi me paratë e njëjta t’i blinte katër lojtarë në Francë.
Philippe Coutinho është pranë transferimit te Liverpooli, pasi Redsat kanë arritur marrëveshje me Interin për një shumë prej 13.7 milionë eurosh.
Manchester Unitedi e ka nxjerrë Arsenalin nga gara për nënshkrimin e anësorit të Crystal Palace, Wilfried Zaha, duke ofruar 15 milionë funte.
Sipas burimeve të Sky Sports, mbrojtësi i Montpellierit, Mapou Yanga-Mbiwa, ka arritur marrëveshje me Newcastle United.
Përforcimi më i ri i QPR-së, Loic Remy, ka thënë se ndër arsyet kryesore për transferiminin e tij në Angli, ishte menaxheri Harry Redknapp.
Sulmuesit francez, Loic Remy, ka nënshkruar kontratë prej katër vjet e gjysmë me klubin anglez Queens Park Rangers.
Mesfushori ofensiv i Chelseat, Lucas Piazon, do t’i bashkohet Malagas deri në fund të sezonit – ka konfirmuar Rafael Benitez.
QPR raportohet se ka mposhtur Newcastle United për të nënshkruar me sulmuesin e Olympique Marseille, Loic Remy.
Tottenhami dhe Chelsea pritet që ta ringjallin interesimin për yllin e Shakhtar Donetskut, Willian da Silva.
Mediat angleze raportojnë se Arsenali dhe Manchester Unitedi janë duke përgatitur ofertat e tyre për anësorin e Crystal Palace, Wilfried Zaha.
Anësori i Newcastle United, Hatem Ben Arfa, është i interesuar që të kalojë te një klub më i madh në Angli.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është duke synuar të transferoi yllin e Milanit, Urby Emanuelson.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko, e ka bërë të qartë se ai nuk do ta përjashtonte mundësinë e largimit nga kampioni i Anglisë, por për momentin po mundohet të mos mendojë për këtë gjë.
Presidenti i Marseille, Vincent Labrune, e ka konfirmuar se kanë arritur një marrëveshje me Newcastle United për transferimin e sulmuesit Loic Remy dhe se i është dhënë leje lojtarit për të negociuar me klubin anglez.
Portieri i Galatasarayt, Fernando Muslera, ka zbuluar se ëndrra e tij fëmijërore është që të luajë për ndonjë klub anglez dhe nëse një ofertë e mirë do të vinte, ai do ta pranonte menjëherë.
Manchester United raportohet se është afër për të nënshkruar me anësorin e Crystal Palace, Wilfried Zaha, për një shumë rreth 12 milionë funte.
Sulmuesi i ri i Redsave, Daniel Sturridge, e ka përshkruar Liverpoolin si klubin më të madh në Ligën Premier.
Anësori anglez, Theo Walcott, këtë javë pritet të nënshkruajë kontratë të re me Arsenalin – shkruan Goal.com.
Menaxheri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti, e ka bërë të qartë se ai nuk ka nevojë që ta transferojë sulmuesin e Manchester Cityt, Mario Balotelli, sepse ka mjaft sulmues të tjerë në ekip.
Demba Ba ka thënë se vendimi për të kaluar te Chelsea nga Newcastle ishte i lehtë, sepse është më lehtë të luash te Blutë për shkak të lojtarëve të mëdhenj që ka klubi.
Manchester City është i interesuar të transferojë sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani.
Menaxheri i Chelseat, Rafael Benitez, pret ta përforcojë skuadrën me fytyra të reja gjatë këtij muaji.
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, shpreson të blejë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është duke u përgatitur për një transferim sensacional të dyshes së Chelseat, Frank Lampard dhe Ashley Cole.
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, nuk është në planet e menaxherit të Liverpoolit, Brendan Rodgers.
Kthimi i Cristiano Ronaldos te Manchester Unitedi do t’u kushtonte 73 milionë euro Djajve të Kuq – shkruan The Sun.
Sulmuesi i Newcastle, Papiss Cisse, ka deklaruar se ai përshtatet shumë mirë me qendërsulmuesin, Demba Ba dhe se nuk dëshiron që ai të largohet gjatë janarit.
Manchester Unitedi nuk do të shpenzojë në afatin kalimtar të janarit – ka deklaruar menaxheri Sir Alex Ferguson.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se gjatë janarit do të bëjë përforcime, por ka deklaruar se e ka të vështirë t’i gjejë futbollistët e duhur.
Mbrojtësi i Montpellierit, Mapou Yanga-Mbiwa, ka treguar se ëndërron që një ditë të luajë në Ligën Premier për Manchester Unitedin.
Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, ka hedhur poshtë njoftimet se klubi anglez është i interesuar për mesfushorin e Interit, Wesley Sneijder.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, akoma shpreson që ta huazojë sulmuesin francez Thierry Henry.
|
|