Presidenti i Interit, Massimo Moratti, e ka pranuar se është i befasuar me paraqitjet e jashtëzakonshme të portierit Samir Handanovic.
Kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti, është i gëzuar që përforcimi i ri i Nerazzurrëve, Ezequiel Schelotto, arriti të shënojë gol në debutimin e tij në Derby della Madonnina.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, e ka lëvduar sulmuesin e tij, Mario Balotelli, për mënyrën se si reagoi ndaj provokimeve të tifozëve zikaltër.
Sulmuesi në top formë i Milanit, Stephan El Shaarawy, ka thënë se Derby della Madonnina duhej të përfundonte me rezultat 3-0 në të mirë të ekipit të tij.
Portieri i Interit, Samir Handanovic, ishte heroi i ndeshjes për Nerazzurrët me pritjet që i bëri duke ua mohuar golin në shumë raste Rossonerëve, por ai për këtë shprehet me modesti se vetëm ka bërë punën e tij.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka thënë se është i kënaqur me barazimin në derbin kundër Interit, por ka këshilluar lojtarët e tij që herëve të tjera t’i konkretizojnë më mirë rastet.
Legjenda e Interit, Javier Zanetti, në një moment gjatë ndeshjes ndaj Milanit është parë duke u përplasur verbalisht me ish-sulmuesin e Interit, Mario Balotelli dhe mediat italiane kanë zbuluar fjalët që i ka thënë ‘Il Capitano’.
Interi dhe Milani janë ndarë baras, 1-1, në derbin më të madh lokal në botë - Derby della Madonnina, që u zhvillua të dielën mbrëma në Milano.
Sonte me fillim nga ora 20:45, do të fillojë derbi lokal më i madh në botë, ai në mes të Interit dhe Milanit. Të dyja ekipet po luftojnë për pozitën e tretë në tabelë, që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Anësori i Milanit, M’Baye Niang, u ka thënë lojtarëve dhe tifozëve të Interit se ata do të mposhten të dielën mbrëma në Derby della Madonnina.
Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka thënë se asnjë nga lojtarët e tij nuk do të zbresë në fushën e lojës me frikë në derbin e të dielës kundër Milanit.
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, në prag të derbit lokal më të madh në botë, Derby della Madonnina, ka thënë se Interi është skuadër me shumë kualitet dhe duhet respektuar.
Mesfushori i Interit, Fredy Guarin, ka thënë se ai nuk ndihet i frikësuar nga Milani, në prag të derbit të kësaj jave në Serie A.
Mbrojtësi legjendar i Interit, Marco Materazzi, ka zbuluar disa prapaskena që kanë ndodhur me ish-sulmuesin dhe trajnerin e Interit, Zlatan Ibrahimovicin e Jose Mourinhon.
Kapiteni i Milanit, Massimo Ambrosini, ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij për rrezikun kryesor që iu kanoset atyre në derbi, e që për të është mesfushori i fuqishëm i Interit, Fredy Guarin.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, e sheh rivalin e përbetuar Milanin si superfavorit në derbi që do të luhet te dielen, me fillim nga ora 20:45.
Legjenda e Interit, Beppe Bergomi, i është bashkuar vazhdës së deklaratave para derbit lokal më të madh në botë, atë ndaj Interit dhe Milanit, duke i paralajmëruar Rossonerët që të kenë kujdes nga mesfushori, Fredy Guarin.
Mesfushori i Milanit, Riccardo Montolivo beson se sulmuesi i ri, Stephan El Shaarawy do të jetë vendimtar në derbin e të dielës ndaj Interit.
Mesfushori i Interit, Mateo Kovacic, është treguar besimtar i vërtetë para ndeshjes derbi ndaj Milanit, duke thënë se të gjithë ata që besojnë në Zot, nuk mund të kenë frikë nga djalli, që është simboli i tifozerizë Rossonere.
Ylli i ri i Milanit, Mattia De Sciglio, është i bindur se ekipi i tij mund të mposhtë Interin, pas triumfit historik ndaj Barcelonës të mërkurën.
Mbrojtësi i Milanit, Philippe Mexes, i ka sugjeruar bashkëlojtarëve të tij që të mbesin të fokusuar para derbit të madh ndaj Interit që zhvillohet të dielën.
Anësori i Interit, Ricky Alvarez, beson se ekipi i tij meriton ta mposhte Milanin në Derby della Madonnina që zhvillohet të dielën.
|
|